Bislimi: Plani franko-gjerman nënkupton njohjen de-facto të të dy shteteve

Aktuale

Bislimi: Plani franko-gjerman nënkupton njohjen de-facto të të dy shteteve

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:48
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se shefi i qeverisë, Albin Kurti, pas takimit që pati me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka nxjerr informatën që ai [Kurti] është dakord me plaformën e propozuar nga plani franko-gjerman,

Bislimi tha se plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë, që sipas tij, kjo nënkupton njohjen de-facto në mes Kosovës e Serbisë, ndërsa siç tha ai, sekuencimi i hapave do të diskutohet në Bruksel.

“Ajo që Kurti ka nxjerr pas takimit është informata që ai është dakord me platformën e propozuar nga plani franko-gjerman, me mbështetje të ShBA-së. Platforma tregon vetëm principet dhe veprimet bazë, ndërsa gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj duhet të diskutohet në aneksin implementues mes palëve në Bruksel”.

“Plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë, që nënkupton njohjen de-facto të të dy shteteve, ndërkaq se si do të jetë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, cilat duhet të modifikohen e cilat duhet të zbatohen, për këtë diskutojnë palët në Bruksel”, është shprehur Bislimi.

Tutje, ai tha se gjatë takimit që ai pati bashkë me Kurtin e Lajçakun, nuk ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, duke lënë të nënkuptohet që nuk është folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Ndërsa, sipas Bislimit, Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saja në dy kushtet, nga gjashtë sa i ka propozuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, në lidhje me formimin e Asociacionit.

Gjashtë kushtet që i ka prezantuar kryeministri Kurti janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE-ja ka vërejtjet e saj në dy kushte, por cilat janë ato dhe pse ka vërejtje mund ta pyesni Lajçakun kur është në Prishtinë”, është shprehur Bislimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat