Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ka bërë të ditur se i ka bërë ftesë shkrimtarit Ismail Kadare për pjesëmarrje në pritjen për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Durmishi ka thënë se Kadare e ka konfirmuar dëshirën për të qenë në këtë ngjarje, por ende nuk dihet nëse ai do të jetë i pranishëm.
“I përcolla zotit Kadare ftesën për pjesëmarrje në pritjen për 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”.
“Ndërsa konfirmoi dëshirën për të qenë mes nesh, shkrimtari i madh, shprehet krenar për arritjet e Kosovës dhe optimist, për ngjitjen e saj”.