Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një grua tentoi t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga kati i dytë i ndërtesës ku banonte.
Viktima fillimisht ksihte shenja jete por pasi u dërgua në QKUK nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq.
Ky rast ka tronditur familjen Hasani, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Afërditës.
Sinjalizuesit kanë bërë me dije se Afërdita Hasani, 35-vjeçare, vdiq në QKUK dhe trupi i saj tashmë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë, që bënë të ditur se kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ” Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur.Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.”