Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ndryshuar qëndrimet për marrëveshjet e dialogut Kosovë-Serbi.
Por sipas tij, ata që e njohin Kurtin, “e dinë ai nuk jep dorëheqje për çështje të tilla”.
“Duhet të ndërtojmë dialog me opozitën dhe bashkërisht t’i zgjidhim këto çështje. Qeveria e ka vetëm një detyrë; ta formojë grupin punues dhe ta draftojë statutin (asociacionin)”, shtoi ish-kryetari i Gjilanit.
Ai gjithashtu foli për Procesin e Vjenës, i cili kishte qenë edhe vetë një nga anëtarët e delegacionit të Kosovës para pavarësisë, duke thënë se disa nga këto marrëveshje të propozuara, që po fliten, kanë qenë të propozuara edhe në ato bisedime.
“Serbia çështjen e organizimin e brendshëm ka ndërhyrë për shkak të mos-pranimit të Pakos së Ahtisarit. Serbia i ka kërkuar 22 komuna (me shumicë serbe) në Procesin e Vjenës. E kemi evituar regjionalizimin dhe pushtetin e tretë”, shtoi Haizi.
“Tani kjo marrëveshje për shumicën prej neve që jemi aktiv është kërkesa për progresin në statutin që e përmenda. Qeverisë së Kosovës i kërkohet grup punues dhe draft-statuti. Kur të bëhet kryeministër i ki obligimet dhe privilegjet, edhe me protesta si opozitar”, vijoi Haziri.