Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit i pari i AAK-së, është shprehur i shqetësuar me qasjen e kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti, karshi raporteve dhe kërkesave të SHBA-së.
Kjo meqë Haradinaj në Rubikon, u shpreh se kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunonte, e ka mbyllur derën që vet aleati më i fuqishëm ndërkombëtar ia hapi Kosovës.
”Amerika e do Kosovën, popullin e Kosovës, por edhe kjo lidhje e jona e veçantë, varet, ose ndryshe thënë forcohet nëse kemi projekte të përbashkëta”.
”Sa isha atje, shihet një ndryshim i madh në implementimin e kësaj marrëdhënie, pra mungonte cilido zyrtar i qeverisë tonë. Në anën tjetër, ishte prezent, zëvendëskryeministri i Serbisë, Daçiq me një delegacion të madh, dhe së fundit e pamë vizitën e shefit të ushtrisë serbe në Pentagon”.
”Pra, mund të themi se ka një mungesë të aktivitetit të qeverisë tonë, dhe shihet një angazhim më i madh i Serbisë, për të gjetë mirëkuptim me Ëashingtonin zyrtar”.