Një kontigjent i FSK po qëndron në Turqi për ndihmë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Ushtria e Kosovës, sot ka arritur të shpëtojë një fëmijë nga rrënojat, derisa tani u njoftua se u shpëtua edhe nëna e fëmijës, e cila ishte në kërkim.
Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj,
Postimi në Facebook:
Heronjtë tanë arrijnë të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.
Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj.]
Ju lumtë krenaria jonë!