​Rexhaj: Reciprociteti, një nga kushtet e Kurtit që po e kundërshton BE-ja

Aktuale

​Rexhaj: Reciprociteti, një nga kushtet e Kurtit që po e kundërshton BE-ja

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:58
Arbër Rexhaj

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka zbuluar njërin prej këtyre kushteve që po i kundërshton BE-ja.

Sipas tij BE-ja po e kundërshton kushtin e reciprocitetit, që është parashtruar nga kryeministri Albin Kurti.

“LVV përballë Serbisë ka vendosur që çështje e reciprocitetit të jetë në dialog. Pra nëse mund të ketë një Asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe publike, e njëjta gjë duhet të jetë edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginë.

Nëse 4% e popullatës serbe që jetojnë në Kosovë sot drejton 10 komuna në Kosovë dhe kanë 10 deputetë, ka ligjin e dyfishtë, derisa ka dyfishë më shumë shqiptarë në Luginë dhe ata nuk kanë të drejta në Serbi”, ka deklaruar Rexhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat