Për shkak të mosarritjes së një gjuhe të përbashkët, e vetmja pakicë në Serbi që nuk kanë arritur t’i zgjedhin organet drejtuese për Këshillin Kombëtar janë shqiptarët. E si ka ardhur deri te kjo ka treguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai thotë se kjo krizë e shkaktuar do i dëmtojë shumë.
“Para zgjedhjeve, në fushatë zgjedhore, të gjitha partitë ishin deklaruar se nuk duan të bashkëpunojnë me partinë e Shqiprim Arifit. Që mbeti të ndërtohet një koalicion këtu. Por kur ke qëndrimin që ai i cili ka dy deputetë thotë unë e dua kryetarin e Këshillit dhe nuk lëshoj pe se unë i kam premtuar kandidatit tim që ta bëj kryetar, kur ke partnerin tjetër të Preshevës, Ragmi Mustafën, thotë nëse edhe ju boni marrëveshje me LPD-në, dy me dy mandat, unë nuk e pranoj atë marrëveshje, dhe kur ke kandidat partnerin e tretë të mundshëm kryetarin e Bujanocit, i cili neve na thotë se po e pranoj parimin e fituesit juve ju takon, por në anën tjetër thotë merrnu vesh me këtë tjetrin që i ka dy”, deklaroi ai.
Tutje, ai tregoi edhe një mundësi përmes së cilës ka mundur të zgjidhet ky problem.
“Në insistimin e vazhdueshëm të Shqiprim Musliut që ta ketë kryetarin kemi pasë opsionin tjetër që pa të, ta bëjmë një shumicë. Kryetari i Bujanocit, për shkak të kalkulimeve për zgjedhjet e ardhshme lokale, nuk është futur në këtë dhe kemi ardhur në situatë”, theksoi ai.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik bëri të ditur se ka ftuar nënkryetarin e Bujanocit, Shqiprim Musliu “të mos lejojnë që ministri në Beograd ta vendos fatin”, por sipas tij, ai nuk ka pranuar.
“Ditën e fundit, kryeministri Kurti na ka ftu të gjithëve, na ka sqaru kompleksitetin e situatës, ka bisedu për domosdoshmërinë që shqiptarët të jenë të përfaqësuar edhe me një instrument plotësuese dhe në momentet e fundit, unë personalisht e kam ftu Shqiprim Musliun në telefon dhe i kam thënë, po i shkelim të gjitha parimet, me dy po e ndajmë nandagtin, mos te lejojmë ministrin në Beograd me vendos për fatin tonë, më ka thënë jo nuk e pranojë atë”, shtoi ai.
Afati i fundit për të arritur një marrëveshje ka qenë 13 janari. Ky Këshilli Kombëtar ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve në arsim dhe kulturë.