Ekipet e FSK-së me mision kërkimi në Turqi, kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dyvjeçar që e shpëtuan sot disa orë më parë.
FSK ka publikuar momentin e nxjerrjes nga rrënojat të nënës së vajzës dyvjeçare.
"Momenti i nxjerrjes nga rrënojat i nënës së vajzës dy vjeçare nga heronjtë tanë!
Angazhim vetëmohues për të bërë bashkë në jetë nënë e bijë!
Krenar me heronjtë e heroinat tona!", ka shkruar ministri Mehaj.