Përplasje e “ashpër” Murati- Abdixhiku për koeficientin në Ligjin për paga

Aktuale

Përplasje e “ashpër” Murati- Abdixhiku për koeficientin në Ligjin për paga

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 07:07 Përditësuar në ora: 11:45 më 09.02.2023
Kuvendi i Kosovës

Bajrami: Me urdhër të një gjykate jokompetente janë ekzekutuar 3.5 milionë euro në AKP

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti në lidhje me çështjen e 3.5 milionë eurove në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Sipas saj, kjo shumë është ekzekutuar me njw urdhër tw njw gjykate jokompetente.

“Ajo çfarë ne dimë deri më tani është që më 30 dhjetor 2022 brenda tri orëve me urdhër të një gjykate jokompetente janë ekzekutuar 3.5 milionë euro nga xhirollogaria e mirëbesimit – fonde të AKP-së që qëndrojnë në BQK”.

“Këto 3.5 milionë euro janë ekzekutuar me urdhër të gjykatave të tjera. AKP-ja ka reaguar dhe ka arritur që t’i bllokojë 2.1 milionë euro”.

Enis Kervan: Shpëtimi i fëmijës dyvjeçar nga FSK-ja në Turqi më bën krenar për Kosovën

Deputeti nga komuniteti turk në Kosovë, Enis Kervan, i ka falënderuar institucionet dhe popullin e Kosovës për ndihmën që po i ofron Turqisë pas tërmetit.

Nga foltorja e kuvendit, ai ka thënë se shpëtimi i fëmijës dyvjeçar i fëmijës dhe nënës së tij nga ana e FKS-së, e bën krenar për shtetin e tij, njofton Klan Kosova.

“Kosova është mobilizuar që në momentin e parë për t’u solidarizuar me Turqinë”.

“Jam krenar sepse Kosova ime tani është bërë një vend i fortë i cili qëndron pranë vendeve mike”

“Shpëtimi  i një fëmije dyvjeçar dhe nënës së tij nga FSK-ja më bëri edhe një herë krenar për shtetin tim”.

Krasniqi, Kurtit: S’ke nevojë të na njoftosh nga restoranti e me biftek përpara se e ke pranuar planin evropian

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se nuk është duke vepruar në mënyrë fisnike e pragmatike për sa i përket qasjes se si sipas tij, është duke qeverisur, por edhe në dialog me Serbinë.

Krasniqi i tha Kurtit se në raport me temën e dialogut s’ka nevojë të fshihet, të luaj rolin e shpëtimtarit e as të tradhtarit.

“Për PDK-në mjafton që ai ta ushtrojë përgjegjësinë konkrete që e ka si kryeministër. Të dialogoj dhe të arrijë marrëveshjen që e respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror e kushtetues të Kosovës”.

“Dhe, krejt këtë ta bëjë në mënyrë transparente sepse proceset qeverisëse janë çështje edhe teknike edhe politike, por rezultatet pastaj bëhen realitete shoqërore e shtetërore”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se Kurti s’ka nevojë ta fsheh prej kuvendit e deputetëve asnjë prej pozicioneve që ai ka në raport me planin evropian.

“Nuk ka nevojë të na njoftoj se ka pranuar këtë plan nga një restorant e me biftek përpara, por këtu në kuvend. S’ka nevojë t’i fsheh para deputetëve e qytetarëve aranzhmanet që po i bën në lidhje me Asociacionin”.

S’ka nevojë t’i prezantojë deputetëve kushte për marrëveshje sepse deputetët s’janë ata që duhet të binden për kushtet që shkojnë në favor të Kosovës”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Nis seanca plenare e Kuvendit

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila në rend dite ka edhe shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Kuvendi mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë plenare e cila pritet të nis në ora 10:00.

Në rend dite do të jetë 17 pika.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

Votimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021,

Votimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-206 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,

Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,

Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat