Aktualisht po mbahet senaca e Kuvendit. Opozita po i bën thirrje kryemisnitrti Kurti të mos frikësohet nga Asociacioni.
Për këtë ka reaguar deputetja e VV-së, Arjeta Fezja e cila ka thënë se ajo çfarë po thotë opozita nuk është frikë, por është një pozicion i qartë se zajednica nuk kalon.
Postimi në Facebook:
Mos të frikësohet Kryeministri nga Asociacioni po thonë nga opozita. Nuk është frikë, është pozicion i qartë. Nuk kalon zajdenica.
Ata po thonë pse spo na informon e ndërkohë nuk u përgjigjen ftesave për takime e nuk ftojnë seanca.
Kaq për kritikat në një proces kritik, në të cilin Kryeministri është i vendosur që nuk lejon cënim të sovranitetit, ligjshmërisë e kushtetuetshmërisë.