Memli Krasniqi, pjesë e takimit të thirrur nga Hovenier për Asociacionin

Aktuale

Memli Krasniqi, pjesë e takimit të thirrur nga Hovenier për Asociacionin

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 15:02
Memli Krasniqi

Në takimin që do të mbahet sot në Ambasadën amerikane, ku do të diskutohet për Asociacionin, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga kryetari i saj, Memli Krasniqi.

Kështu bëjnë të ditur burimet, teksa nga AAK-ja do të marrë pjesë nënkryetari Ardian Gjini. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili.

Në takimin e fundit të mbajtur më 31 janar me përfaqësues të Ekzekutivit, partive politike e organizatave jo qeveritare, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier u është shprehur mirënjohës palëve të pranishme për pikëpamjet e tyre të treguara.

Teksa ka theksuar se duhet të zbatohen të gjitha angazhimet e dialogut.

Sa i përket Asociacionit, kryeministri Albin Kurti ka paraqitur 6 kushte në mënyrë që ta themelojë atë. Ai po ashtu ka pranuar propozimin evropian i cili parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara. Kjo është pritur pozitivisht nga Ambasada e SHBA-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat