Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje, Arjeta Fejza i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të vendin Albin Kurtit.
Ajo thotë që pozicioni i Kryeministrit është i qartë, dhe se Zajednica nuk kalon.
Derisa përmend edhe informimin e Kurti në lidhje me çështjen e dialogut, duke thënë se opozita vetë nuk po i përgjigjet ftesës për seancë.
Fejza më pas thotë se kryeministri është i vendosur dhe nuk lejon cënim të sovranitetit.
Postimi i plotë:
Mos të frikësohet Kryeministri nga Asociacioni po thonë nga opozita. Nuk është frikë, është pozicion i qartë. Nuk kalon zajdenica.
Ata po thonë pse spo na informon e ndërkohë nuk u përgjigjen ftesave për takime e nuk ftojnë seanca.
Kaq për kritikat në një proces kritik, në të cilin Kryeministri është i vendosur që nuk lejon cënim të sovranitetit, ligjshmërisë e kushtetuetshmërisë.