Haxhiu për miratimin e Byrosë: Është përmbushje e një zotimi të Qeverisë

Aktuale

Haxhiu për miratimin e Byrosë: Është përmbushje e një zotimi të Qeverisë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 15:48
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu falënderon deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët gjatë ditës së sotme e miratuan në lexim të dytë Byronë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se opinionet e Komisionit të Venecias janë garanci e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Byrosë.

Tutje, ajo është shprehur se ky institucion është garanci e vendosjes së drejtësisë për luftimin e intensifikuar të korrupsionit zyrtar duke i konfiskuar të mirat e përfituara nga të gjithë keqpërdoruesit e fondeve dhe pasurisë publike.

Postimi i plotë:

Falendëroj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e miratuan në lexim të dytë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Opinionet e Komisionit të Venecias janë garanci e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Byrosë. Ndërkaq vet ky institucion është garanci e vendosjes së drejtësisë për luftimin e intensifikuar të korrupsionit zyrtar duke i konfiskuar të mirat e përfituara paligjshëm nga të gjithë keqpërdoruesit e fondeve dhe pasurisë publike.

I falënderoj të gjithë akterët e përfshirë në përgatitjen e këtij Projektligji që shënon përmbushjen e një zotimi shtyllë të Qeverisë Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat