Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar planin franko-gjerman dhe qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ndaj tij.
Krasniqi përmendi një deklaratë të ambasadorit rus në lidhje me këtë plan dhe refuzimin e tij, ku tha se kjo tregon se shteti rus ka urdhëruar ta refuzojë atë.
“Edhe ky rast dëshmon se Serbia është shtet klient i Rusisë. Nuk mund të shkëputet nga Rusia me karrotat e Perëndimit. Vetëm stupci mund të bëjë punë”, shkroi profesori në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Vuçiqi e pati pranuar para do ditësh planin franko- gjerman. Ambasadori rus A. B. Harqenko ka deklaruar sot se ai plan është i papranueshëm për Serbinë.”Mendoj se nuk ekziston as mundësia më e vogel që Serbia ta pranojë planin franko-gjerman.” ka thënë ai. I bie që ka urdhëruar ta refuzojë planin. Edhe ky rast dëshmon se Serbia është shtet klient i Rusisë. Nuk mund të shkëputet nga Rusia me karrotat e Perëndimit. Vetëm stupci mund të bëjë punë.