Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Projektligjit për Byron Shtetërore dhe Verifikim dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas tij, ky është hap i madh për kthimin e pasurisë së përvetësuar paligjshëm nga zyrtarët publikë tek qytetarët dhe institucionet tona.
Tutje, Bajqinovci, ka shtuar se Me miratimin e këtij Projektligji plotësohet një premtim shtesë i Qeverisë Kurti.
Me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në seancën e së enjtes.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbështetur ligjin, kurse partitë e tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.