Ish-Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi në emisionin Pressing. Ajo thotë se Kosova është në presion asimetrik karshi Serbisë.
“Jemi në presion asimetrik. Po shihet edhe nga gjuha dhe pretendimet e tyre territoriale që i kanë ende mbi neve. Serbisë shumë pak i bëjnë presion, s’ka presion as për të pagjeturit. Qysh ulesh me një shtet i cili ka pretendime ekspansioniste dhe territoriale mbi ty. Si pret njohje”, tha ajo.
Haradinaj Stublla shtoi se Asociacioni është i shmangshëm si opsion, njëjtë sikur që ishte edhe shkëmbimi i territoreve.
“Asociacioni është opsion. Edhe shkëmbimi i territoreve ishte opsion dhe ai u shmang”, tha ajo.