Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Presidenca përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Tutje, bëhet e ditur se Osmani dhe Hovenier kanë folur edhe në lidhje me aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.