Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi i veturës.
Lajmin për vdekjen e Elvis Zogajt e kanë dhënë familjarët e tij në rrjetet sociale.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Të nderuar familjarë, miq, dashamirë, ju njoftojmë se Vëllau im (Elvis Agron Zogaj) ia ka dorëzuar shpirtin Allahut të Madhërishëm! Për Varrim ju njoftojmë me kohë”, njoftojnë familjarët e 29-vjeçarit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.
“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori”, tha Fadil Gashi nga Policia.