Sot do të shënohet përvjetori i 16-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007.
Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot në ora 10:30, do të bëhen homazhe te varri i Mon Balajt në Besianë, ndërsa në ora 12:00, do të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
Ndërsa në ora 12:40, do të bëhet homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”.
Shënimi i përvjetorit të demonstratës së 10 shkurtit 2007, do të përfundojë me shfaqjen e dokumentarit të 10 shkurtit.
Ndryshe në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 mbetën të vrarë dy qytetarë të Kosovës, ndërsa mbetën të plagosur edhe mbi 80 qytetarë pas përleshjeve të ashpëra me policinë rumune, efektivë të UNMIK-ut, të cilët gjuajtën me plumba gome drejt qytetarëve të Kosovës, të cilët morën pjesë në protestë.