Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, i ka “dalë në mbrojtje” kryetarit të tij, Lumir Abdixhiku.
Quni thotë se Abdixhiku është çmontues e demaskues i pushtetit të paaftë populist.
Sipas tij, videot manipuluese, siç i quan ai, të Lëvizjes Vetëvendosje janë dëshmia më e mirë që Abdixhiku bën punë të mria e të suksesshme.
“Videot e tyre manipuluese e propaganduese kundër LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku, janë dëshmia më e mirë se kryetari jonë përpos shumë punëve të mira e të suksesshme që po i bën në shtëpinë tonë politike, është shndërruar edhe në çmontues e demaskues të pushtetit të paaftë populist”, ka shkruar ai.
“Kosova e meriton më të mirën. LDK do ta bëj më të mirën”, ka shtuar Quni.