​Mehaj: Operacioni i kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi po vazhdon

Aktuale

​Mehaj: Operacioni i kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi po vazhdon

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:43
Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e FSK-së në provincën Hatay të Turqisë.

Mehaj tha se kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, ku bashkë me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm nën rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.

“Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë.

Kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtar të Shoqatës së Kërkim-Shpërtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.

Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

Orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar”, ka shkruar Mehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat