Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, përmes parrullave të tij u ka dhënë zë thirrjeve për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Krasniqi në Facebook ka shpërndarë edhe disa nga fotografitë e aksioneve simbolike të aktivistit Trim Syla,
Derisa ka shkuar se është krenar me aktivizmin e tij.
“Trimi, përmes parullave të përditshme, u ka dhënë za thirrjeve për shkarkimin dhe sjelljen para drejtësisë të ambasadorit të çnderuar, Martin Berishaj. Krenar me aktivizmin e tij”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Trim Syla, sot ka ardhur sërish me një aksion simbolik.
Këtë herë, Syla ka shpalosur parullën ku thuhet “Martinin as Byroja se heton!”.
Ai tash e një kohë po shpalos parulla, përmes të cilave po përçon mesazhe të ndryshme.