Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas deklarimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për prokurorin, duke i kërkuar të dorëzohet për gjykimin e saj, e cila është e akuzuar për hedhje të gazlotsjellësit.
Halimi, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se mendësia e gaz lotsjellësit vazhdon edhe në qeverisje, por në pushtet shndërrohet në kërcënim, ndaj është reflektimi i saj.
Ajo ka thënë se kjo pos që është qasje e rrezikshme, shpërfaq mendësinë e gaz lotsjellësit në qeverisje e përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit.
Postimi i saj i plotë:
Mendësia e gaz lotsjellësit vazhdon edhe në qeverisje, por në pushtet shndërrohet në kërcënim, ndaj është reflektimi i saj.
Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si erdhën në pushtet.
Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”, për pos qasje e rrezikshme, shpërfaq mendësinë e gaz lotsjellësit në qeverisje e përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit.
Lehtësia e padurueshme e pushtetit autoritar e shfaqur nëpërmjet dhunës simbolike.