Ambasadori amerikan reagon pas bisedës së Kurtit me Chollet: Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën

Aktuale

Ambasadori amerikan reagon pas bisedës së Kurtit me Chollet: Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 21:53
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffry Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffry Hovenier, ka thënë se SHBA do të mbështetë plotësisht hapat e ardhshëm të propozim evropian për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier në një cicërim mbi postimin e Derek Chollet, i cili tregoi se sot ka folur me kryeministrin Albin Kurti, tha se ky progres është i rëndësishëm për Kosovën.

Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së.

Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkroi Hovenier në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat