Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku kjo e fundit i ka thënë prokurorit ‘dorëzohu’.
Kica-Xhelili ka shkruar se këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim.
Sipas saj Kryeministri Albin Kurti nga sot e ka përgjegjësin të jap llogari për çdo ditë shtesë që Haxhiu e kalon në MD.
“NË EMËR TË POPULLIT DORËZOHU E gjithëpushtetshmja Albulena Haxhiu, prokurorit të rastit të saj, sot i tha “Dorëzohu.” Në formën më brutale e banale të mundshme u pa ajo që jemi munduar t’ua shpërfaqim: Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim! Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për ÇDO DITË shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë. Shtetet demokratike këtë gjuhë nga ekzekutivi ndaj institucioneve të drejtësisë nuk e tolerojnë. Nuk i kemi duruar më parë e nuk do ti durojmë as tash!” – ka shkruar ajo.