Ramabaja: Dështimi i planit franko-gjerman e rinovon çështjen shqiptare

Aktuale

Ramabaja: Dështimi i planit franko-gjerman e rinovon çështjen shqiptare

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 10:13
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i LVV-së, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar planin franko-gjerman, të cilin kryeministri Albin Kurti e ka pranuar tashmë.

Sipas Ramabajës ëndërra e nacionalizmit serb për rithkimin e Serbisë në rajon, është e parealizueshme.

“Procesi i dekolonizimit të Kosovës, krijimi i Republikës së dytë shqiptare në rajon, prania e fuqishme e NATO-s, vlerat demokratike që po promovohen në Republikën e Kosovës [me theks në këto dy vitet e fundit të qeverisjes nga Qeveria Kurti], marrë së bashku, e bëjnë të parealizushme ëndrrën e nacionalizmit serb për rikthimin e Serbisë në kushte të reja gjeopolitike si lokomotiva hegjemone në rajon, siç prisnin ideologët serb që ajo të promovohet përmes Ballkanit të hapur. [...]. ” – shkroi ai.

Në fund, z. Ramabaja dha një analizë kazuale, duke thënë se nëse dështimi i planit franko-gjerman, dërgon në rinovimin e çështjes shqiptare.

“Dështimi i planit frënko-gjerman pashmangëshëm shpie tek rinovimi i plotë i çështjes shqiptare.” – deklaroi Ramabaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat