“Dorëzohu, prokuror”, Sherifi: Nëse nuk dorëzohesh këta ta ndërsejnë “Byronë”

Aktuale

“Dorëzohu, prokuror”, Sherifi: Nëse nuk dorëzohesh këta ta ndërsejnë “Byronë”

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:03
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila dje ka kërkuar dorëzimin e prokurorit, i cili ia ka ngritur aktakuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një shembull tipik se kjo Qeveria do të mund të përdor Buron për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila këtë javë është miratuar në Kuvend.

Sipas tij, ata që nuk do të dorëzohen pushteti do të iu ndërsej Byronë.

“Ky është një shembull tipik se për çka do të mund përdorej “BYROJA”. Që kur këta të thonë: dorëzohu, ti veç duhesh me thënë: si urdhëroni. E nëse nuk dorëzohesh ta ndërsejnë BYRONË! Pra, byroja është instrument shantazhi dhe jo instrument drejtësie!”, ka shkruar Sherifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat