Zyra e Kurtit jep detaje për bisedën e tij me Chollet, zbardhet për çka diskutuan

Aktuale

Zyra e Kurtit jep detaje për bisedën e tij me Chollet, zbardhet për çka diskutuan

Nga: A.Zh Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:59
Derek Chollet dhe Albin Kurti

Nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, kanë dhënë detaje lidhur me bisedën që ky i fundit pati dje me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Sipas njoftimit, Kurti dhe Chollet, diskutuan “për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel”, përcjell Bota sot.

“Gjithashtu, u theksua rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze.

Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Aty theksohet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat