Asamblisti i VV-së në Vushtrri, Mursel Sadiku, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune Ferit Idrizin, se i ka dhënë tenderë kompanisë e cila është në pronësi të familjes së Vesa Brojes kryesuese e Kuvendit Komunal në Mitrovicë nga radhët e PDK.
Ai ka thënë se kontrata është nënshkruar për furnizim me produktet të tekstilit për komunën.
“‘Broja Market” me seli në Shupkovc të Mitrovicës ka nënshkruar me Komunën e Vushtrrisë kontratën për furnizim me produkte të tekstilit. “Broja Market” është në pronësi të Xhelal dhe Fevzi Brojes, te cilët janë të afërt me PDK-në. “Broja Market” është në pronësi të familjes së Vesa Brojes e cila është kryesuese e Kuvendit Komunal në Mitrovicë nga radhët e PDK.
Ferit Idrizit nuk po i duket e mjaftueshme punësimi dhe ndihmat qe po i bënë militantëve këtu në Vushtrri, tani ka filluar të i shpërblej edhe ata nga Mitrovica”, ka shkruar ai.