Pas disa ditësh trajtim në QKUK, mëngjesin e sotëm humbi jetën punëtori i moshës 30-vjecare i cili ra nga kati i 10-të ku punonte në Fushë Kosovë.
Ky lajm ka tronditur familjen Rrustemi, kur morën vesh se Rifati nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se Rifat Rrustemi vdiq mëngjesin e sotëm në QKJK.
Merret vesh nga burimet brenda Emergjencës se 30-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QKUK.
Ndryshe, pronari i kompanisë “Qlirimi”, Nazir Xhema kanë rënë në prangat e Policisë, si i dyshuar për këtë rast si dhe Rasim Voca pronari i kompanisë “Voca Dekor” përgjegjëse për skelet e vendosura në objektin ku u lëndua viktima.
Xhema dhe Voca të hetohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
30-vjeçari ka rënë nga kati i dhjetë i objektit banesor ‘Model Slovenia’ që është në ndërtim e sipër dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.