Ambasada britanike në Kosovë krenare me intervenimin e FSK-së në Turqi

Aktuale

Ambasada britanike në Kosovë krenare me intervenimin e FSK-së në Turqi

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Ambasada e Britanisë në Kosovë është shprehur e kënaqur me guximin dhe aftësitë e ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndihmën që po i jep Turqisë pas tërmetit të së hënës.

“Jemi të kënaqur të shohim pajisje të dhuruara britanike duke shpëtuar jetë në Turqi falë guximit dhe aftësisë së ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së.

Aftësitë e Kosovës dhe objektet e kërkimit dhe shpëtimit janë pasuri të mëdha për Kosovën dhe aleatët e tij, me të cilët jemi krenarë që jemi të lidhur”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade në Facebook.

Kujtojmë se tërmeti në Turqi ka sjellur vdekje të mëdha dhe shumë shtete i kanë dal në ndihmë asaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat