“Kërcënimi ndaj Vuçiqit për sanksione ndaj Rusisë”/ Vjen reagimi i ashpër – ja çfarë mund të ndodhë mes dy shteteve!

Aktuale

“Kërcënimi ndaj Vuçiqit për sanksione ndaj Rusisë”/ Vjen reagimi i ashpër – ja çfarë mund të ndodhë mes dy shteteve!

Nga: M.H. Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 16:57
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq

Gjatë ditës së sotme Natasha Kandiq, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, tha se deklarata e ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko, duhet marrë si paralajmërim për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se nëse ai vendos sanksione ndaj Rusisë, kjo e fundit do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në OKB.

E në lidhje me këtë temë ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se presidenti rus në kushtet që ndodhet është i interesuar që Beogradi t'ia jap këtë shans me vendosjen e sanksioneve anti-ruse, përcjell “Bota sot”.

Lexo edhe Kandiq: Ambasadori rus paralajmëroi Vuçiqin se nëse vendos sanksione, Rusia do të votojë pro Kosovës në OKB

Profesorimë tej thotë që nëse Moska njeh Kosovën dhe voton për anëtarësimin e saj në OKB, atëherë ajo do ta provokonte bashkësinë ndërkombëtare me qëllim të përfitojë mbajtjen Krimesë dhe zonave lindore të pushtuara të Ukrainës.

Postimi i plotë

Sipas Natasha Kandiq, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bochan-Kharchenko, e ka kërcënuar presidentin Vuçiq dhe qeverinë e Serbisë se nëse ata vendosin sanksione ndaj Rusisë, atëherë Kremlini do të votojë për pranimin e Kosovës në OKB!

Në fakt presidenti rus në kushtet që ndodhet është i interesuar që Beogradi t'ia jap këtë shans me vendosjen e sanksioneve anti-ruse. Sepse nëse Moska njeh Kosovën dhe voton për anëtarësimin e saj në OKB, atëherë ajo do ta provokonte bashkësinë ndërkombëtare me qëllim të përfitojë mbajtjen Krimesë dhe zonave lindore të pushtuara të Ukrainës.

Pra, nuk do të ishte hakmarrje e Kremlinit ndaj Serbisë. Kjo do të ishte interes rus! Sidomos në momentin që Serbia do të shkëputej nga ndikimi rus dhe do t'i bashkohej Perëndimit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat