Sejdiu: Vetëm në janar e shkurt 32 mjekë u larguan nga Kosova

Aktuale

Sejdiu: Vetëm në janar e shkurt 32 mjekë u larguan nga Kosova

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 07:22
Pleurat Sejdiu

Vetëm nga muaji janar i këtij vitit, 32 mjekë kanë lënë institucionet shëndetësore, 24 në muajin janar dhe 8 në ditët e para të muajit shkurt.

Kështu bëri të ditur kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Sipas tij, kushtet e punës nuk janë ato që do të duhej të ishin për punëtorët shëndetësorë, në këtë rast për mjekët, për të dhënë më të mirën e tyre

“Diku rreth 800 punëtorë kanë ikur vitin që e lamë pas. Rreth 600 infermierë janë kontraktuar me kompani jashtë vendit. Sivjet pritet që ky numër ndoshta edhe të rritet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat