Tomë Gashi vjen me një paralajmërim: Afër është 14 shkurti!

Aktuale

Tomë Gashi vjen me një paralajmërim: Afër është 14 shkurti!

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 10:47
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka bërë një paralajmërim në profilin e tij në Facebook.

Gashi ka thënë se 2-vjetori i zgjedhjeve, ku Vetëvendosje kishte fituar është afër, duke nënkuptuar se nëse do të ketë përsëri zgjedhje atëherë do të ndodhë e njejta.

“Afër ēshtë 14 shkurti. Veq thash me jau përkutju. 2021-tën. Nëse keni harru !” – ka shkruar ai. 

Më tej, Gashi aty është kapur me një komentuese e cila ka thënë se është e zhgënjyer me qeverisjen e Kurtit.

“Shumë datë e mirë me organizu një protestë masive!! Zhgënjim total.” – thuhet në koment.

Gashi është përgjigjur aty duke thënë se ka kohë.

“Pse jo organizoje i ke edhe 2 ditë.” – ka komentuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat