Eksperti i sigurisë i kërkon presidentes Osmani të tërhiqet nga kjo deklaratë: Po shkaktohet frikë!

Aktuale

Eksperti i sigurisë i kërkon presidentes Osmani të tërhiqet nga kjo deklaratë: Po shkaktohet frikë!

Nga: A.Zh Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 10:56
Vjosa Osmani

Eksperti i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani, që të tërhiqet nga deklarimet se “mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës”.

Ai ka thënë se deklarimet e tilla, do të kontribojnë në spastrime etnike, sidomos në rrethanat kur po bëhet presion për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përcjell Bota sot.

Sipas ekspertit, presidentja dhe qeveria mund t’i trajtojnë këto informacione me NATO-n dhe SHBA-të, por jo edhe t’i ndajnë me publikun, pasi mund të shkaktojnë frikë te qytetarët.

Reagimi i Elezit në Facebook:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka deklaruar se mercenarë të grupit famëkeq “Wagner” po punojnë me paramilitarët serbë për të futur në Kosovë armë dhe uniforma të pashënuara.

Më tej, sipas shefes së shtetit, qëllimi i Serbisë është që “të përgatis një situatë për një aneksim të mundshëm - jo përmes një operacion tradicional ushtarak por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Në aspektin e sigurisë deklarimet e tilla konsiderohen si alarm serioz për sigurinë teritoriale të Republikës së Kosovës.

Siguria teritoriale e Republikës së Kosovës sipas rezulutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, është obligim i NATO's, dhe garantohet nga forcat e KFOR-it.

Vështirë të arrihet të kuptohet qëllimi i deklarimit të presidentes, ngase presidentja dhe qeveria kanë të gjithë mekanizmin për trajtimin e këtyre informacioneve si dhe të njëjtat t’i elaborojnë me NATO dhe SHBA-të, por jo edhe të njëjtat t’i ndajnë me publikun, ngase mund të shkaktohet frikë te qytetarët e asaj zone dhe kështu shqiptarët apo komunitetet tjera jo serbe, të cilët jetojnë në veriun e Mitrovicës, të largohen nga shtëpitë e tyre.

Deklarimet të tilla në këto rrethana kur është duke u bërë presion për Asociacionin, do t’i kontribonin spastrimeve etinke, dhe vetëm politikave për të krijuar veriun si një zonë një etnike, kërkesë kjo edhe Beogradit zyrtar.

Duke pasur parasysh faktin se këto deklarata nuk i kontribuojnë sigurisë dhe zhvillimeve aktuale politike, presidentja duhet të tërhiqet sa më parë nga këto deklarime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat