Nga LVV reagojnë ashpër: Serbisë i duhet kjo gjë që ta “nisi luftën nesër”!

Aktuale

Nga LVV reagojnë ashpër: Serbisë i duhet kjo gjë që ta “nisi luftën nesër”!

Nga: A.M. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:55
Lëvizja Vetëvendosje

Asociacioni i komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura.

Bashkësia ndërkomëbtare po insiston në pranimin e themelimit të këtij Asociacioni, mirëpo një gjë të tillë po refuzon ta bëj kryeministri Albin Kurti.

E për këtë çështje ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, përcjell “Bota sot”.

Ai në një postim në Facebook, shkroi se shtetit serb iduhet asociaiconi, në mënyrë që “t’ia nisi luftës nesër”.

Postimi i plotë

Serbisë gjenocidale i vyen asociacioni që të jetë brenda Kosovës dhe t’ia nisi luftës nesër.

Serbisë që nuk ka ekzistuar kurrë, asaj të paqes dhe respektit të popujve të tjerë, i shërben njohja e Kosovës.

Ndërkombëtarët po përpiqen të mbajnë atë Serbinë e parë që e njohim të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat