Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar deklaratën e autoriteteve ruse që Serbia nuk ka në dorë asgjë për marrëveshjen finale me Kosovën.
Tahiri ka thënë se tash Rusia këtë gjë do ta bazojë në kushtet gjeopolitike në raport me shtetet e perëndimit, duke e ndërlidhur me luftën në Ukrainë.
“Tash Rusia e bëri të qartë se Serbia nuk ka asgjë në dorë për marrëveshjen finale me Kosovën.
Duke theksuar se do të ketë vet rol Rusia në këtë proces të cilën do ta bazoj në kushtet gjeopolitike me perëndimin, duke e ndërlidhur me luftën në Ukrainë.” – ka shkruar ajo në Facebook.