Kurti skeptik për ulëse në OKB: Rusia e Kina na e bëjnë të vështirë

Aktuale

Kurti skeptik për ulëse në OKB: Rusia e Kina na e bëjnë të vështirë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 20:53
Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë së që nga pavarësia, emri i Kosovës nuk është përmend asnjëherë më shumë në arenën ndërkombëtare më shumë se sa në vitin 2022, duke i dhënë merita mënyrës së tij në politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë.

Kurti foli në një intervistë në Euro News Albania edhe për synimin e Kosovës që të ketë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dukë thënë se Rusia që ka veton në OKB dhe Kina që nuk e njeh Kosovën janë pengesë për një gjë të tillë.

Dy Gjermanitë morën ulëset në OKB u bënë anëtare të BE-së. Kemi konstalacion tjetër. Viti 2022 është viti prej pavarësisë ku nuk jemi përmendur më shumë në arenën ndërkombëtare. Në njërën anë, qeverisje jonë ka qenë e mirë, por në anën tjetër, nuk ka javë që nuk na përmend presidenti despotik Putini dhe varësit Zakharova, Lavrovi, Medvedevi e të tjerët. Vazhdimisht në hegjemoninë e tyre në Ukrainë thirren pa të drejtë në Kosovën si shembull për atë që bëjnë. Normalisht me atë Rusi që ka veton në OKB e pa Kinën që na njeh, nuk mund të jetë shpresëdhënës për ulëse në OKB. Konteksti historik e politik me atë model është i papërshtatshëm me këtë kohë”, - tha Kurti.

Kryeministri tutje, ka vazhduar ta përsërisë se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një bazë e mirë dhe një platformë solide për të ecur përpara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat