Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar sërish pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku janë shkatërruar tre laborator të drogës.
Sveçla përmes Twitter ka thënë se pronarët e laboratorëve ishin Miljan Deleviq, Ivan Slaviq, Dushan Slaviq dhe Nikola Filgjokic, dhe sipas tij të gjithë ishin të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
“Të dielën Lista Srpska dhe Petkoviq janë acaruar nga disa reagime. Çështja është e thjeshtë: me laboratorët, trafikantët e drogës dhe kriminelët që përdoren si mjete politike, fasada false nuk zgjat më shumë se deri në aksionin e radhës të policisë. Tetë laboratorë droge u zbuluan brenda 24 muajve dhe vetëm sot u gjetën tre laboratorë droge. Pronarët e tyre, Miljan Deleviq, Ivan Slaviq, Dushan Slaviq dhe Nikola Filgjokic, ishin të gjithë të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës” – ka shkruar Sveçla.
On this Sunday, Lista Srpska and Petkovic were agitated by some reactions. The point is simple: with laboratories, drug traffickers and criminals being used as political tools, the false facade lasts no longer than until the next police action. 1/1 pic.twitter.com/ol0oued5Ia
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) February 12, 2023
Ministri i MPB-së tutje ka thënë se këta persona mbështeteshin dhe mbroheshin nga Vuçiq, Radojçiq dhe Lista Serbe.
“Ata vendosin barrikada dhe frikësojnë qytetarët serbë që refuzuan të bashkëpunojnë me ta. Pas këtyre sulmeve, ata u vizituan nga ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe Petkovic, ndërsa u mbështetën dhe mbroheshin nga Vuçiq, Lista Srpska dhe Milan Radojcic. Ministrat serbë të përfshirë në këto instrumentalizime me bandat kriminale do të donin që këto foto dhe video të mos ekzistonin, por e kanë dhe japin prova të forta se çfarë fshihet pas të ashtuquajturës “politikë” të tyre”- ka shkruar Sveçla.