Një rast i rëndë ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, ku një person u ther me thikë për vdekje.
I riu nuk arriti të mbijetojë dhe fatkeqësisht u dërgua në Emergjencë pa shenja jete.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se personi që humbi jetën si pasojë e sulmit me thikë është Arsim Hamiti, 41-vjeçar.
Vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa së shpejti trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.
Motivet e rastit janë akoma të panjohura, ndërkohë që të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.