Pas tensioneve mes kryeministrit e opozitës së ashpër me deklarata, shtyhet seanca e Kuvendit

Aktuale

Pas tensioneve mes kryeministrit e opozitës së ashpër me deklarata, shtyhet seanca e Kuvendit

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 07:57 Përditësuar në ora: 17:46 më 13.02.2023
Kryeministri Albin Kurti në Kuvend

Ndërpritet seanca për dialogun për shkak të mungesës së Kurtit

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, është shtyrë për një ditë tjetër me kërkesë të opozitës, pasi aty mungonte kryeministri Albin Kurti.

Gjatë ditës, kryeministri ka dhënë detaje për zhvillimet në dialog, ku ka thënë se takimet e dakroduara për çdo muaj në mes tij dhe Vuçiqit në Bruksel, nuk po ndodhin për fajin e këtij të fundit.

Derisa ka dhënë detaje për planin franko-gjerman, i cili më vonë iu është shtuar edhe çështja e planit i zbatimit, ku përfshihen edhe marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe asociacionin.

Sipas tij, Asociacioni mund të krijohet në momentin që përmbushen 6 parimet e prezantuara nga ai gjatë javës së Kaluar në Kuvneidn e Kosovës.

​Kurti: Problemi në veri nuk është mosmbajtja e zgjedhjeve por strukturat kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhjet duhet të mbahen në veri, por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme, por sot më shumë se kurrë serbët janë të rrezikuar nga strukturat e Beogradit.

Kurti në seancën për dialogun me Serbinë, është ndalur edhe te zgjedhjet në veri të Kosovës, duke thënë se po t’i mbanin në dhjetor, do t’i kishin dy rreziqe, dalja e ultë e popullsisë për shkak të frikës së lartë dhe incidentet pas djegies së veturave që u regjistruan në RKS.

Kurti: Problemi kryesor në veri nuk është mosmbajtja e zgjedhjeve por është sundimi i ligjit

Problemi kryesor në veri nuk është mos mbajtja e zgjedhjeve por është sundimi i ligjit, kushtetutshmëria, strukturat ilegale të shndërruara në banda kriminale të mbështetura financiarisht dhe politikisht nga Beogradi. Ne edhe duhet t’i mbajmë zgjedhjet por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe sot më shumë se kurrë serbët janë të rrezikuar nga strukturat e Beogradit, prandaj unë e ndaj brengën me juve që nuk u mbajtën e zgjedhjet por ka një problem edhe më të madh se sa ai”, tha ai.

Sipas tij, kontrollin në veri nuk e kanë pasur asnjëhrë më të lartë.

Kurti u ndal edhe te Asociacioni, duke thënë se nuk ka prezantuar ndonjë draft për atë pasi nuk është ka të drejt dhe është edhe gabim strategjik, pasi nuk ka pse t’i prezanton Serbisë opsione për asociacionin në Kosovë.

Kurti i tha Gashit i papjekur, reagon Abdixhiku: Ruaje qetësinë – po prodhon material për TikTok

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është ankuar se deputeti i LDK-së Arben Gashi po e pengon gjatë fjalimit të tij për këtë arsye e ka quajtur të “papjekur”.

Prandaj, kryeministri Kurti i ka kërkuar deputetit Gashi që të mos ia ndërprejë fjalën.

Nuk po e shohin qytetarët se është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tuaja këtu, duhet të pres që të ndaleni, për mua deputeti Gashi vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj mos më nderpreni, saherë e doni fjalën e merrni, por mos më ndërpreni se qytetarët nuk e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im ka pauza sepse duhet të qetësohet njëri”, i tha Kurti-Gashit.

Më pas fjalën e mori kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i kërkoi Kurtit që ta ruajë qetësinë kur flet me deputetët e LDK-së.

Kryeministër të ftoj që kur komunikon me deputetët e LDK-së të ruash qetësinë dhe për hir të informimit publik është pjesë debatit parlamentar të rregullt shumë më pak sesa ministrat e tij flasin këtu sa herë që dalin. Kryeministri kur humb argumentet fillon të prodhojë material për TikTok, kështu bëri edhe sot.Kryeministri ka probleme thelbësore kontradiktore sepse është në transformim të pozicioneve të tij, prandaj po humb qetësine dhe argumentet”, u shpreh Abdixhiku

Krasniqi: A keni garanci që shtetet mosnjohëse do ta njohin Kosovën, nëse e pranojmë planin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të përgjigjet konkretisht ndaj pyetjeve për planin franko-gjerman.

Krasniqi pyeti nëse në këtë plan parashihet njohja e ndërsjelltë dhe nëse ka garancione që do ta njohin Kosovën pesë shtetet mosnjohëse.

Ai po ashtu kërkoi nga Kurti se nëse nuk pranohet propozimi, ndëshkimet do të jenë ndaj Kurti personalisht apo ndaj shtetit të Kosovës.

Kryeministër sot keni qenë më i hapur se zakonisht. A e parasheh propozimi evropian njohjen e ndërsjellët. A keni garanci që 5 shtetet mosnjohëse do ta njohin Kosovën. Do të ishte mirë, ju edhe e pranuat, se nëse nuk e pranon do te këtë ndëshkime, ato ndëshkime a do të jenë për ju a po për Kosovën”, tha ai.

Kurti përplaset me Gashin: E pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj

Kryeministri Albin Kurti e ka ndërprerë për disa çaste fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës të hënën, si pasojë e një përplasje me deputetin e Lidhjes Demokratike, Arben Gashi.

Kurti e ka ndërprerë fjalimin pasi ka pretenduar se po pengohej nga Gashi.

Deputeti Gashi, se qytetarët e Republikës nuk e shohin pse është e vështirë që nuk mund të flasësh prej ndërhyrjeve tua këtu dhe qytetarët e Republikës nuk e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im të dashur qytetarë ka pauza ndërmjet sepse duhet të qetësohet njëri”, ka thënë kryeministri.

Kurti i ka thënë Gashit se “mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj”.

Për mua, deputeti Gashi, vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj”, ka thënë Kurti.

Kurti tregon “sanksionet” që do t’i merrte Kosova nëse do të refuzonte planin franko-gjerman

Shefi i ekzekutivit kosovar ka folur haptas për mundësitë e sanksionimit të Kosovës, në rast se ai dhe qeveria e tij nuk e pranojnë planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i njohur në opinion edhe si plani franko-gjerman.

Kryeministri Albin Kurti tha të hënë në Kuvend se 5-shja e emisarëve të Perëndimit që para disa javësh qëndruar për disa orë në Prishtinë i kanë bërë të qartë se me planin e BE’së “nuk do të lejohet negocimi i tij”.

“Ata ma bënë të qartë se propozimi kryesor është pranë formatit ‘leje ose merre’”, u tregoi Kurti deputetëve.

Ndonëse në opinion vazhdon të lë shumë paqartësi nëse e ka pranuar përfundimisht ose jo planin e BE’së, Kurti në Kuvend të Kosovës i njoftoi deputetët edhe për pasojat që mund t’i ketë Kosova në rast të një përgjigje negative ndaj dokumentit të propozuar nga Perëndimi, që mbanë vulën e hartimit nga Franca e Gjermania.

Ata gjithashtu ma bënë të qartë që çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohej me hapa kundërshtues e ndëshkues diplomatik për Kosovën dhe do te krijoj dobësim serioz te mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve te tyre”, tha Kurti, duke iu referuar takimit të 20 janarit me 5 diplomatët perëndimore.

“Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vinin emisarët, është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta”, tha shefi i ekzekutivit kosovar që vazhdon ta kundërshtojë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si “detyrim ndërkombëtarë” para “marrëveshjes së madhe” të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Çfarë po paralajmëron Haradinaj: S’ka me ma nxon rrugën asnjë Kurt ose qeveri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që nuk i del askush përpara interesit të shtetit.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj u shpreh pro planit franko-gjerman, si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Nuk e përzij këtë plan me Kurtin, apo me ndonjë Kurt tjetër, s’ka me ma nxon rrugën asnjë Kurt, asnjë qeveri kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe popullit tim”, ka thënë ai.

“Kemi konfirmim direkt se menjëherë me këtë marrëveshje, kemi konfirmim nga SHBA-ja që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe për rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Për mua, plani franko-gjerman është i pranueshëm dhe përkrahet prej meje dhe ka të bëjë me komponentët tonë kryesore, ecjen drejt NATO-s”.

“Derisa s’kemi hyrë në rresht në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, Kosova s’është e sigurt. Zhbllokohet anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe kandidatura jonë drejt BE-së. Kur jemi tek OKB-ja, rruga jonë mund të jetë e vështirë, por mund të jetë më e avancuar nëse kemi nisur rrugën drejt NATO-s”, tha tutje Haradinaj.

Tahiri: Anëtarësimi në OKB i rëndësishëm sepse e përmbyll subjektivitetin tonë ndërkombëtar si shtet

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar i PDK-së, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës është shumë i rëndësishëm, pasi, sipas tij, përmbyllet subjektiviteti ndërkombëtar i vendit si shtet.

Tahiri shtoi se kjo çështje po stopohet.

“Anëtarësimi në OKB është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse e përbyull subjektivitetin tonë ndërkombëtar si shtet. Fatkeqësisht një çështje e tillë po stopohet”, ka thënë Tahiri në seancën e sotme.

Tahiri tha se është e jofavorshme që në këto rrethana që gjendet sot vendi, kyreministri të nënshkruajë marrëveshje me presidentin e Serbisë.

Ai kërkoi nga qeveria të jenë të përgjegjshëm, transparentë dhe bashkëpunues.

Haradinaj: Quhet plan franko-gjerman por është edhe amerikan, Kosova duhet ta pranojë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se marrëveshja franko-gjermane është e garantuar nga Amerika dhe se ajo duhet që të pranohet.

Ai tha se me pranimin e kësaj marrëveshje zhbllokohet rruga e Kosovës drejtë BE-së.

“Një parametër tjetër që e garanton shtetësinë e një vendi është mbrojtja. Besoj që kushdo ka luftua e di rendësinë e kësaj komponente. Me 24 mars, 1999, si edhe sot, mbrojtja jonë ndërlidhet nga një aleancë me Amerikën dhe NATO. Kushdo prej nesh që beson që angazhimi ynë i deritashëm nuk e ka shtyllën tek kjo parametër është duke e mohuar shtyllën e shtetësisë sonë. Jemi partner në projekte të mëdha ushtarake. Ushtritë e NATO-s kanë zhvilluar ushtrimet më të mëdha”.

“Kemi marrë konfirmimin prej Amerikës që do të përkrahemi për partneritet për paqe. Pasojat që i kemi në zgjerimin e përmbylljes së një procesi të rendit dhe qetësisë në veri. Proceset tona me BE-në zhbllokohen”.

“Kjo është finalja, nuk do të ketë më marrëveshje me Serbinë. Që të thuhet se ka edhe një marrëveshje jeni gabim. Unë besoj që kjo marrëveshje është ndarja finale me Serbinë. Vërtet quhet plan franko-gjerman por ai është plan Amerikan. Ne duhet ta kemi guxim dhe ta shpallim mbylljen e dialogut”, ka përfunduar Haradinaj.

Hoxhaj: Jam i tmerruar se si e sheh Kurti dialogun

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Evner Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Kurti është treguar i sinqertë në fjalimin e tij për dialogun.

Por, ai tha se ndihet i tmerruar nga ajo se si e sheh Kurti dialogun.

“Jam i tmerruar nga ajo se çfarë dëgjova nga sinqeriteti i tij, nga ajo se si e sheh dialogun me Serbinë”, tha Hoxhaj.

Sipas tij procesi i dialogut mund të zgjasë deri në vitin 2030.

Hoxhaj në debatin parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se dialogu ka degraduar .

Ish-ministri i Jashtëm ka thënë se nga propozimi franko-gjerman është shqetësuese statusi special për Kishën Serbe. Ai thotë se ky tekst e tejkalon atë se çfarë thuhet në Pakon e Ahtisarit.

“Nga njohja e ndërsjellët, kemi kaluar në planin B, pa marrëveshje për normalizim dhe pa ulëse në OKB. Si është sjellë z.Kurti deri më tash ia ka ofruar një fitore Serbisë pa u ulur në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat