Deputetja e majtë gjermane: Kosovës t'i bëhet presion më shumë për planin franko-gjerman

Aktuale

Deputetja e majtë gjermane: Kosovës t'i bëhet presion më shumë për planin franko-gjerman

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 11:36
Zhaklin Nastiq

Deputetja e Majtë në Bundestagun gjerman, Zhaklin Nastiq, në një intervistë për Kosovën dënoi presionet e BE-së ndaj Beogradit duke e kontestuar neutralitetin e vendit të saj, Gjermanisë.

Nastiq ka vlerësuar se aktualisht Serbia është nën presion më të madh për të pranuar planin franko-gjerman.

Ajo vazhdoi me pretendimet e saj të çuditshme duke shtuar se i vinte turp që Gjermania nuk i kishte dënuar sulmet me motive etnike në Kosovë në fillim të këtij viti.

Më tej, znj. Nastiq sulmoi edhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia për të cilën vlerësoi se krijoi precendent për vendet e tjera.

Në aneksimin e katër rajoneve ukrainase të Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhzhias dhe Khersonit, presidenti rus Vladimir Putin u thirr në shkeljen e ligjit ndërkombëtar në rastin e Kosovës,” – u shpreh ajo.

Në këtë intervistë, znj. Nastiq e sulmoi edhe nderimin e bashkëpunëtorëve të nazistëve, Xhafer Devës nga Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat