Ndërtimi i identitetit personal dhe kombëtarë i atyre që i ‘turren’ politikës e që identiteti i të cilëve nuk po mundet të formohet dhe formësohet as si individ as si lider të partive, e kjo ishte e meta e madhe e kësaj shoqërie e cila që nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova deri me ardhjen e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, Kosova ishte pezull, as në tokë as në qiellë në kërkim të liderit.
Kështu shprehet veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i cili thotë se, arsyja është se të konventuarit e komandantëve të UÇK-së në gangsterë politikë, e kanë dëmtuar Kosovën tej mase, duke mos i lejuar as që të afrohen njerëzit e dijës dhe të shkencës.
“Deri më sot koha ka treguar se të ashtuquajturit çlirimtarë, kanë menduar se kanë ndërtuar identitetin me luftën çlirimtare, duke harruar se politikani, atdhetari, dhe ushtari kanë dallime të mëdha. Atdhetari i gjason një snajperisti që zë pusinë në maje të një shkëmbi dhe godet këdo që e prek dhe cenon atdheun e tij. Kurse vet fjala politikë rrjedhë nga greqishtja poli që do thotë shumë, tikë fytyrë, dmth, njeri me shumë fytyra”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.
Sipas tij, atdhetarët i duhën atdheut deri në liri, e pas lirisë duhet me ua lëshu vendin rrencave në politikë.
“Kurse luftëtari i gjason ujkut, nëse ujku nuk i qet dhëmbët për ta mbrojtur tufen e sojit, ka me mbetur gjithmonë zagar nëpër dyer të botës…! E keqja të ne në Kosovë është se në politikë janë kyqur luftetarët, me qëllimin e vetëm që të pasurohen pa zgjedhur mjete, por me qykë të zorit kanë ardhur në pushtet duke i kaluar atdhetarët dhe politikanët, prandaj jemi këtu ku jemi”, pohon ai.
Ai shton se, kjo është e meta e Kosovës që kurë luftëtarët iu kanë qasur politikës duke menduar se identiteti i tyre është i ndërtuar gjata luftës të UÇK-së.
“Fatkeqësisht këta të ashtuqujtur çlirimtarë duke u munduar të ndërtojnë identitetin politikë i kanë humbur edhe meritat e luftës çlirimtare! Në bisedime me Serbinë duhej të zgjidheshin njerëzit e dijes, të mendjes e të pendës i lloit të profesor Fehmi Aganit, e jo si lloi i polarit, Limajt dhe z... tjerë që as nuk dinë çfarë është politika”, potencon ai.
Geci tutje shprehet se, me Serbinë lehtë bëhen marrëveshje, por nuk realizohen kurrë e veçmas me Kosovën.
“Përzirja e atyre të padijshëmve në politikë është e zeza e kohës nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Prandaj mos unifikimi i faktorëve politikë, dhe përzirja e kompetencave të atyre që nuk kanë lidhje me politikë, e kanë pru Kosovën te zhbërja duke e bërë zajednicën me ekstra teritore për manastiret si dhe faljet e tokave fqinjëve për rreth, duke mos ua llogaritur hajnit dhe krimet tjera që e dinë e tërë bota shqiptare”, përfundon Halil Geci.