Tahiri kërkon nga Kuvendi të ngrit dinamikën: Kosova po zbrazet derisa Qeveria po mrizon

Aktuale

Tahiri kërkon nga Kuvendi të ngrit dinamikën: Kosova po zbrazet derisa Qeveria po mrizon

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 13:28
Besnik Tahiri

Shefi i deputetëve të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se ky institucion duhet të ngrit dinamikat e veta derisa shtoi se çështjet madhore po trokasin në derë.

Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se marrëveshja e Kosovës me Serbinë dhe gjendja e rëndë ekonomike në vend janë dy nga çështjet madhore të cilat sipas tij duhet të trajtohen me urgjencë.

“Kuvendi i Kosovës dinamikat e veta duhet ti ngrit, çështjet madhore për vendin janë duke trokitur në derë. E para është çështja e marrëveshjes, e mbi të gjitha gjendja e rëndë sociale ekonomike në vend.

Kosova po zbrazet derisa Qeveria po mrizon dhe është vendosur në një llupë, në një ballon të vetin në diskutim rreth dialogut.

I humbën 2 vjet, nesër është 14 shkurt, 2 vjet nga fitorja e VV-së, 2 vjet ka vetëm fjalë dhe nuk ka asnjë punë”, u shpreh Tahiri.

Ai njoftoi se Kryesia e Kuvendnit i tirri dy seanca për këtë javë, njëra prej të cilave solemne për nder të 17 Shkurtit, 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat