Hoxhaj: Jam i tmerruar se si e sheh Kurti dialogun

Aktuale

Hoxhaj: Jam i tmerruar se si e sheh Kurti dialogun

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 13:41
Evner Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Evner Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Kurti është treguar i sinqertë në fjalimin e tij për dialogun.

Por, ai tha se ndihet i tmerruar nga ajo se si e sheh Kurti dialogun.

“Jam i tmerruar nga ajo se çfarë dëgjova nga sinqeriteti i tij, nga ajo se si e sheh dialogun me Serbinë”, tha Hoxhaj.

Sipas tij procesi i dialogut mund të zgjasë deri në vitin 2030.

Hoxhaj në debatin parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se dialogu ka degraduar .

Ish-ministri i Jashtëm ka thënë se nga propozimi franko-gjerman është shqetësuese statusi special për Kishën Serbe. Ai thotë se ky tekst e tejkalon atë se çfarë thuhet në Pakon e Ahtisarit.

“Nga njohja e ndërsjellët, kemi kaluar në planin B, pa marrëveshje për normalizim dhe pa ulëse në OKB. Si është sjellë z.Kurti deri më tash ia ka ofruar një fitore Serbisë pa u ulur në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat