Flamuri, bashkimi kombëtar, pavarësia e Kosovës, Arben Gashi ia numëron ndryshimet e fjalëve Kurtit

Aktuale

Flamuri, bashkimi kombëtar, pavarësia e Kosovës, Arben Gashi ia numëron ndryshimet e fjalëve Kurtit

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 14:30
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ia ka rikujtuar ndryshimin e qëndrimeve kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Këtu ai ka kujtuar deklaratat e Kurtit për pavarësinë e Kosovës, flamurin kombëtar, e flamurin shtetëror.

“Nga marrëveshjet finale të prezantuar nga vetë presidentët amerikanë me njohje reciproke, ju kontribuuat që të dalim në një proces të rinegociuar që s’ka njohje as në qendër e as në periferi. Ju ishit kundër planit të Ahtisaarit. Sot po e merrni si shembull të suksesit. Kishit thënë se pavarësia nuk do të bëhet kurrë, Kosova shpalli pavarësinë dhe atë në koordinim me miqtë e saj. E keqpërdorët flamurin kombëtar, dhe e ofenduar flamurin shtetëror. Vetëm për diçka je konsistent: në përplasjet e vazhdueshme me miqtë ndërkombëtar”, deklaroi Gashi.

Ai u ndal edhe te ndryshimet që sipas tij, Kurti ka pasur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Pas 2 vjetësh, kryeministri vjen për të folur se çka ka ndodhur. Shohim një kryeministër ndryshe, sepse në fillimet e veta tha jo negociata vetëvendosje. Sot po negocion tinëz. Tha se procesi duhet të jetë transparent. U dashtën 2 vite që ai të vie në Kuvend për të diskutuar për këto tema. Tha jo dialog, por dialog me parime. Por tha se këto parime janë që nuk mund të bisedohet me Serbinë pa u kthy të pagjeturit, pa u paguar dëmet e luftës, pa kërkuar falje, pa e njoftë Kosovën. Ka dy vite që bisedon me Serbinë,. Tha se do të dialogojmë vetëm me serbët e Kosovës, sot dialogun me Serbinë pa asnjë parim”, theksoi Arben Gashi.

Në Kuvend po vazhdon debati lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat