Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni tha se kryeministri Albin Kurti po e humbë besimin e miqve.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Quni i tha Kurtit se “miqtë nuk i ke fituar”, por se ata “i ke trashëguar nga LDK-ja”.
“Çdo ditë e më shumë miqtë tanë po e humbin besimin në ju dhe kjo po na kushton të gjithëve”, tha ai.
Qasja e Kurtit karshi ndërkombëtarëve, Quni tha se është “e papranueshme” dhe “e patolerueshme”.