“Janë fjalosur dhe janë grushtuar”, avokati i të dyshuarit flet lidhur me vrasjen e 41-vjeçarit

Aktuale

“Janë fjalosur dhe janë grushtuar”, avokati i të dyshuarit flet lidhur me vrasjen e 41-vjeçarit

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë, në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

Për rastin policia tashmë ka arrestuar dy persona.

Shefqet Hasimi, avokati i L.B., i dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit tha se L.B ka thënë se nuk e ka njohur më herët viktimën.

Ai ka treguar versionin që i dyshuari ka dhënë para policisë.

“Ky e ka marrë një veturë me qera edhe e ka lënë në parking ka thënë e kam pa një person duke tentuar me hap derën edhe ka ikë nga vendi i ngjarjes, ky e ka thirrë shokun e tij, hajde se kam problem me njërin, ai prej Orlloviqit ka ardhë shpejt e shpejt janë bë bashkë, qysh ka deklaruar e kanë pritur rreth 20 minuta derisa u dalë në një rrugë, ju kanë lëshu me një veturë, janë fjalos janë grushtu, edhe ai (shoku i tij) e ka nxjerr thikën e ka mbyt në vend. Ai qysh tha sjemi njoftë më herët, rastësisht ka ndodhë. Ashtu është deklaruar”, tha avokati Hasimi.

Sipas avokatit i dyshuari L.B nuk e ka pranuar veprën por mëgjithatë ka treguar se është pjesëmarrës në vrasjen që ndodhi së bashku me të dyshuarin tjetër A.M.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat