Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është takuar me kryetaren e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku bashkë me anëtarët e këtij komisioni.
“Gjatë takimit u diskutua për agjendën evropiane të të dyja shteteve si dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal. Proceset integruese janë agjendë e përbashkët e vendeve tona prandaj bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave është shumë i rëndësishëm”, njofton LDK-ja.
Postimi i plotë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me kryetaren e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku bashkë me anëtarët e këtij komisioni. Gjatë takimit u diskutua për agjendën evropiane të të dyja shteteve si dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.
Proceset integruese janë agjendë e përbashkët e vendeve tona prandaj bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave është shumë i rëndësishëm.